Nisma “Thurje”: Lekët që i hiqen shqiptarit të ndershëm, i jepen matrapazëve për të prodhuar këneta

0
109

Nisma Thurje ka denoncuar situatën  e krijuar në parkun “Rinia” pas reshjeve të shiut.

Në një postim në facebook, Nisma Thurje thotë se kjo situatë është papërgjeshmëri e matrapazavë politike që keqmenaxhojnë paratë e taksapaguesve.

Ndaj sipas tyre ndryshimi i sistemit është emergjencë për të tharë kënetën ku është zhytur ky vend.

“Në video janë 1 milionë euro nga taksat tona të cilat mundësuan këtë kënetë në mes të Parkut Rinia. Ta gëzojmë!Kur flasim për sistemin kemi parasysh pikërisht këtë pamje.Një grusht njerëzish sot, vendosin pa pyetur askënd se si të shpenzojnë lekët tona.Lekë të bëra me djersën e ballit të gjithë shqiptarëve që çohen në mëngjes për të shkuar në punë e kthehen në darkë të lodhur dhe të pakënaqur.Lekë që u hiqen fëmijëve nga buxheti i shkollës, librave, veshjeve apo lodrave.Lekë që u hiqen pensionistëve nga buxheti i ilaçeve.Lekë që i hiqen shqiptarit të ndershëm dhe i jepen matrapazëve për të prodhuar këneta.Ndaj e duam ndryshimin e sistemit.Që aty ku merren vendimet të mos kemi më matrapazë me flamur partie, por qytetarë të përgjegjshëm.E nëse çmenden, të kemi mundësinë ti ndëshkojmë me votë.Ndaj edhe kjo betejë do vazhdojë.Për ta tharë kënetën ku është zhytur ky vend!”

https://www.facebook.com/thurje/videos/1131162393935562/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here