Mjeku riinfektohet me koronavirus pas tre muajsh….

0
107

Në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste të reja me koronavirus edhe në Spitalin infektiv ka pasur shtrime të reja.

Aktualisht në spital po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët gjashtë janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar, informoi sot Dr. Flutra Beqo nga Ministria e Shëndetësisë.

Po kështu një personel shëndetësor është riinfektuar pas thuajse tre muajsh.

“Është i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar” informoi Beqo duke shtuar se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

34 të vdekur- Ndërkohë mbrëmë një 85 vjeçare nga Tirana humbi jetën në Spitalin Infektiv. E moshuara ishte konfirmuar me COVID19 dhe me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Rastet aktive me COVID-19- Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, dhjetë raste në Tiranë, tre raste në Shkodër, tre në Krujë, dy në Durrës, dy në Tropojë.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Në Laboratorin e Virologjisë në Institutit të Shëndetit Publik kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin, informoi Dr. Flutra Beqo.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë ndërsa gjithsej janë 1232 të prekur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here