Mbyllet biznesi i Erik Fullanit, shpall falimentin, ku një sanduiç kushtonte jo më pak se 17 mijë lekë…

0
88

Mijëra bizneseve që po mbyllen në të gjithë vendin si pasojë e krizës ekonomike dhe rënies së konsumit, duket se nuk i ka shpëtuar as familja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Në media po qarkullon dokumenti i QKB, ku shihet se restoranti me emrin “Rixhi’s” në zonën e Tiranës së Re, i hapur në dhjetor 2017, në pronësi të Erik Fullanit, ka mbyllur aktivitetin e tij. Në fakt nëse shihet data e mbylljes së aktivitetit ajo i takon Majit të kaluar dhe nuk ka lidhje me situatën e shkaktuar nga Covid 19 në vendin tonë.

Nuk dihet se pse dokumenti është risjellë pothuajse një vit më pas, por megjithatë lajmi i mbylljes së biznesit qendron, dhe Fullani tashmë ka një biznes më pak si pronë të tij. Restoranti në fjalë ishte një nga vendet e luksit në Tiranë, ku një sanduiç kushtonte jo më pak se 17 mijë lekë të vjetra, që duhet thënë për standardin ekonomik të shqiptarëve ishte pak jashtë realitetit.

Erik Fullani ka qenë shpesh në qendër të mediave për jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta që përdor, ndërkohë që babai i tij u shkarkua me bujë nga BSH, nën akuzën e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës, të cilat ranë me kalimin e viteve dhe me hetimin nga ana e drejtësisë shqiptare.

Fullani u árrestua në vitin 2014 me akuzën e vjedhjes duke shpërdorur detyrën për 713 milionë lekë të reja. Më pas, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë votoi për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit në vitin 2014 dhe u miratua nga Kuvendi, pas skandalit që plasi në Bankën Qendrore.

Ardian Fullani fillimisht u árrestua, më pas Gjykata vendosi ‘árrest shtëpie’, kurse vendimi i Apelit, më 23 dhjetor të 2015 e shpalli të pafajshëm. Pas árrestimit dhe shkarkimit ish Guvernatori, Ardian Fullani, paditi në Gjykatën Administrative, Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin nga detyra, duke kërkuar dëmshpërblim.

Kujtojmë se ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, fitoi 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë, ndërkohë që ka hapur një padi të dytë ndaj shtetit shqiptar dhe në Gjykatën e Strasburgut

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here