Standard.al

Mamaja inatoset kur më sheh në televizor’, rrëfehet aktorja që luan rolin e ‘Defnes’

0

Nil Keser është aktorja turke që luan rolin e “Defnes” në serialin “Lule të vetmuara”, një serial shumë i ndjekur nga publiku. Ajo luan një rol negativ, gjë që nuk e ka bërë aspak të dashur në sytë e publikut.

Nil Keser ishte vetëm 19 vjeç kur e luajti këtë rol ndërsa sot është 24. Ajo ka treguar në një intervistë për mediat turke se ka patur shumë ofendime nga njerëzit, madje edhe mamaja e saj inatoset kur e sheh në televizor.

“Defne është një nga karakteret negativ të serialit. Ajo është rritur me para dhe është shumë e llastuar. I plotësohet çdo dëshirë. Roli i Defnes ishte një mundësi shumë e mirë për mua, sepse pata shansin të luaja një rol të tillë. Njerëzit kur më shohin, reagojnë “E llastuar, ti bën gjëra djallëzorë”, ndërsa unë i them “Teta po luaj rolin”.

Mami im nuk e sheh kurrë serialin, sepse inatoset me rolin tim. “Nuk është goca ime kështu”, thotë. Edhe babi im ndonjëherë mërzitet, por tani është mësuar. Unë nuk jam si Defne. Nuk jam rritur me idenë, që paraja është e rëndësishme. Nuk jam e varur nga paratë, sepse mendoj, që janë robëri”, – është shprehur aktorja.

Nil Keser - Google Search | Aktrisler, Sağlıklı saç, Ünlüler

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.