Standard.al

“La Casa de Surrel”!

0

Seriali hit i “Netflix”, “La Casa de Papel” eshte shndërruar në një fenomen global me shikueshmëri rekord në gjithë rruzullin. Po cili është subjekti i serialit?!

Një njeri misterioz, i cili mban emrin El Profesor (“Profesori”), ka planifikuar çdo detaj në hollësi që të ndodhë grabitja më e madhe në histori të njerëzimit. Për të përmbushur planin ambicioz, ai rekruton një bandë prej tetë personash me aftësi të caktuara që nuk kanë asgjë për të humbur. Qëllimi është të hyjë në njё fabrikё parash në Spanjë dhe të shtypin para në vlerë prej 2.4 miliardë euro. Pas rekrutimi të personave ata dërgohen në një shtëpi në periferi të qytetit, për të qëndruar për 5 muaj së bashku si dhe këta persona të njohin sa më tepër njëri-tjetrin….. Dhe më pas historia dihet…

Dhe sic shpesh ndodh, rrjeti social ku shpërthen imagjinata në formën më të lirë të mundshme, ka sjellë një kryevepër. Një analogji e përkryer ka shpërthyer në rrjet, ku “La Casa de Papel” është zevëndësuar me ” La Casa de Surrel”.

Kryeministri padyshim në rolin e merituar të “profesorit” e ndërsa pjesëtarët e bandës që ndryshe nga seriali, grabit çdo ditë xhepat e shqiptarëve, përbëhet si më poshtë: Endri Fuga si numri dy pas “profesorit”, Belinda Balluku si “Nairobi”, Olta Xhaçka si “Stokolmi”, Erjon Veliaj si “Rio” , Taulant Balla si “Moscow”, Elisa Spiropali si “Tokyo”, Bledi Çuçi si “Helsinki”, Sander Lleshaj si “Palermo”,   Arben Ahmetaj si “Denver” dhe Ogerta Manasterliu si “Lisbonë”.

Kjo ishte përzgjedhja jonë! Ju lexues jeni të lirë të vendosni personazhet e serialit me ato të Surrelit sipas mendimit tuaj. Mirëpresim komentet 😉

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.