Standard.al

Kume: Asnjë marrëveshje nuk ka vlerë të plotë…identifikimi biometrik i mundshëm, të lëvrohen sa më parë fondet…

0

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume ka qenë i ftuar në studion e Fax neës, ku komentoi arritjen e një marrëveshje në Këshillin Politik, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kume shprehet se e mira e vetme që ka ndodhur është se palët janë marrë vesh, ama mos depolitizimi i procesit zgjedhor është një hap shumë negativ. Po ashtu Kume tha se asnjë marrëveshje nuk ka vlerë të plotë, sa kohë që palët kanë rënë dakord që të mos prekin sistemin zgjedhor.

Kume foli dhe për mundësinë e identifikimit biometrik në zgjedhje, ku tha se duhet të vendosen sa më parë në dispozicion paratë, që ky proces të jetë i mundur në të gjithë vendin.

“Së pari rënia dakord e palëve për të shpënë në fund atë që morën përsipër, Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-Ohdirit është një lajm pozitiv. Ne ndodhemi në kushtet kur e kemi plotësuar këtë detyrim të parë, ndaj unë them se është një progres i mirë. Pritshmëritë që ne kemi janë më të larta, që të krijohen kushtet për të krijuar demokracinë përfaqësuese, do të ishte mirë që të gjendeshin zgjidhje dhe për sistemin zgjedhor.

Nëse i referohemi asaj që u firmos mbrëmë në darkë, thuhet se konsensusi për sistemin nuk u arrit, kjo bën që të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nuk kanë vlerë pa të tërën. As kësaj radhe ne nuk patëm një depolitizim të administratës zgjedhore, ndryshimi do të bëhet vetëm në KQZ, që do të thotë për mua, që ne jo vetëm që nuk kemi plotësuar një rekomandim, mungon vullneti për ta bërë një administratë jashtë influencave politike. Të dyja opsionet e vendosura nga mazhoranca dhe nga opozita jashtë parlamentare, bënin që administrata të ishte shumë më e përdorshme nga palët politike, veçanërisht nga ato që janë në mazhorancë.

Janë ndërtuar rregulla të tilla që ti bëjnë sa më të vogla ndërhyrjen e njerëzve në procesin zgjedhor, siç është vendosja e kamerave, që të vëzhgohen të gjitha qendrat e votimit, si dhe të bëhet identifikimi biometrik i palëve. Identifikimi biometrik është i mundshëm, sa kohë që ka pasur dakordësi mes palëve. Duhet që menjëherë pas votimit në Kuvend, qeveria të vërë në dispozicion të gjitha financat për kryerjen e tenderave që bëjnë të mundur identifikimin biometrik”, tha Kume.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.