“Kështu frenojmë përhapjen e COVID 19″/ OBSH ndryshon mendim: Mbani maska në çdo vend publik

0
87

OBSH ndryshon këshillën e saj për mbajtjen e maskave mbrojtëse kur thotë se ato duhet të mbahen në çdo vend publik, pasi kështu ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Në zonat aktive me COVID-19, OBSH këshillon mbajtjen e maskave mjekësore për këdo që punon në zonat klinike, jo vetëm për pacientët me Covid. Në zonat aktive për koronavirusin, ne këshillojmë që njerëzit mbi të 60-tat, apo ato me sëmundje të tjera të përdorin maskë mjekësore, në rastet kur ruajtja e distancës sociale nuk është e mundur.

Në këto kushte, OBSH këshillon edhe qeveritë që të nxisin mbajtjen e maskës në çdo vend publik, si në transportin publik, dyqane apo edhe ambiente të tjera të populluara”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Disa shtete përqark botës e kanë të detyrueshme tashmë mbajtjen e maskës në ambientet publike, edhe pse ajo nuk duhet t’i japë njerëzve ndjenjë sigurie totale, edhe pse më herët OBSH kishte argumentuar bindshëm se njerëzit e shëndetshëm nuk kanë nevojë të mbajnë maskë por ajo do të ishte e domosdoshme për të infektuarit, për të parandaluar përhapjen edhe tek të tjerët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here