Gazetarja ngre alarmin për abuzímet s*ksuale në Shqipëri: Ja pse rastet rrezikojnë që të përsëriten

0
122

Gazetarja Irena Shabani në një shkrim në mediat sociale, teksa rikujton disa raste të mëparshme për të cilat ka shkruar, nënvizon se në Shqipëri askush nuk ka marrë hakun që meriton dhe se histori të tilla rrezikojnë të përsëriten.

Vite me pare kur jam marre me shkrime per sektorin e sociales me ka mbetur ne mend rasti i nje vajze te vogel e cila perdhunohej nga nje 56 vjecar qe ne moshen 6 vjecare, diku ne kembet e nje ure ku ata kalonin Naten. Kur e moren në nje qender strehimi vajza ishte 8 vjec. Organi i saj gjenital ishte i shperfytyruar dhe kishte probleme te tjera shendetesore. Stafi i qendres ishte i acaruar me te, ajo ishte femije i veshtire dhe kur kalonte ne histerizem dridhej ne nje menyre te pacipe duke imituar levizjet e trupit femeror gjate aktit seksual. Stafi atehere me la te kuptoj qe ajo nje dite do perfundonte prostitute. E kishin shenjuar.

Nuk di sot sesi i vajti filli, por mbaj mend qe pak jave me vone ne nje organizate tjeter e diskutova me te rastin e vajzes dhe ajo me pohoi qe kishin pasur shume raste kur femije ne qendra te tjera ishin perdhunuar nga stafi. Pas artikullit zhurma ishte e madhe dhe punonjesja sociale me kerkoi ta pergenjeshtroja shkrimin. Arsyeja ishte se OJF të tjera i ishin hedhur në fyt pasi dalja e nje artikulli te tille do ti penalizonte nga fondet. Sigurisht qe shkrimi nuk e pergenjeshtrova.

Dy dite me pare i rashe shkurt per rastin e Kamzes duke pohuar qe ajo eshte fytyra e shoqerise sone dhe ca me shume e policise. Sot artikulli mbi rastin perdhunimit ne ambientet e nje Komisariati ishte në vazhden e të teres. Mua sigurisht me kane lenduar të gjitha keto, por ajo qe me ka tronditur me shume eshte rasti i atij babait në Korce qe i kerkonte marredhenie seksuale te bijes. E kam ne vesh zerin e tij. Eshte e habitshme sesa ze te lyrosur kishte. A mund te zere lyrë zeri? Para pak lexova historine e M Angelout e cila u perdhunua në moshen 8 vjecare, perdhunuesi ndenji vec nje dite brenda, por kur doli jashte ai gjeti vdekjen si shenje shpagimi nga njerez te tjere qe e vune drejtesine ne vend me mjete rrethanore. Nje gje e tille nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi.

Nuk po bej thirrje per dhune te kesi lloji, por thjeshte po them se ne nje shoqeri ku e keqja eshte shumica historia do riperseritet. Te mos flas pastaj per historine e vitit te shkuar ne Lezhe, ku nena edhe pse mori vesh qe i shoqi perdorte seksualisht vajzen e tyre donte vetem ta mbyllin ate histori dhe te vazhdonin jeten. E pra ajo grua nuk u denua nga ligji per fshehje krimi dhe ne nje shoqeri qe si jep secilit hakun nuk eshte cudi qe historia perseritet. Nje shoqeri qe nuk i degjon kambanat, nje dite do të shembet…”- shkruan gazetarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here