6 të arrestuar në Tiranë për 37.5 kg kanabis…

0
108

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona dhe ka sekuestruar 37.5 kg kanabis sativa.

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit antidrogë të koduar ‘Shëngjergji’.

Të arrestuarit në flagrancë janë shtetasit:

– A. T., 35 vjeç, banues në Tiranë (organizatori);

-J. Ç., 22 vjeç, banues në Tiranë;

– R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

– F. B. (O.), 30 vjeç, banues në Tiranë;

– R. J., 39 vjeç, banues në Tiranë;

– Xh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Pas mbajtjes në vëzhgim të mjeteve me të cilat këta shtetas po qarkullonin dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se në këto mjete ndodhej lëndë e dyshuar narkotike gati për shitje, në vendin e quajtur Qafë Priskë, në rrugën e Dajtit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll dy mjetet me të cilat këta shtetas po qarkullonin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Volkswagen Lupo’, me drejtues shtetasin J. Ç. dhe pasagjer shtetasin R. D., në pjesën e pasme të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur tri qese plastike me lëndë të dyshuar kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Golf’, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjer shtetasit Xh. K., F. B.(O.) dhe R. J., shërbimet e Policisë i kanë gjetur drejtuesit të mjetit shtetasit A. T., 8500 euro dhe 4700 lekë (me të cilat dyshohej se do të blinte lëndën narkotike).

Nga kontrolli i ushtruar në të dyja mjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– tri qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa me peshë 37.5 kg;

– 8500 euro dhe 4700 lekë;

– 8 aparate celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here