Virusi vdekjeprurës nuk lindi në mënyrë të natyrshëm!! Vjen një deklaratë e fortë: COVID-19 u krijua në laborator….

0
125

Ish-kreu I Shërbimit të Inteligjencës Sekrete në Mbretërinë e Bashkuar, vuri në dukje se coronavirusi Sars-CoV-2 që shkaktoi pandeminë COVID-19, doli nga një laborator në qutetin kinez Wuhan.

Richard Dearlove u bazua në një dokument të rezervuar, në të cilin ai kishte qasje dhe tha se ai besonte se aksidenti ndodhi në Institutin e Virologjisë të atij qyteti që dje e shpalli veten të lirë nga virusi, shkruan The Telegraph.

Dearlove, i cili drejtoi agjencinë e inteligjencës ndërmjet viteve 1999 dhe 2004, shtoi gjithashtu se sipas hetimit, virusi vdekjeprurëse nuk lindi në mënyrë të natyrshëm, por kishte edhe dorë të njeriut aty.

Gjatë një interviste me gazetën angleze, Dearlove pohoi se ai kishte parë një raport të ri shkencor “të rëndësishëm” që sugjeronte që virusi mund të mos ketë lindur natyrshëm, por ishte krijuar nga shkencëtarët kinezë.

Versioni i shkencëtarëve britanikë dhe atyre norvegjezë përplaset me një pjesë tjetër të madhe të bashkësisë së studimit që sugjeron që Sars-CoV-2 lindi nga shkaqe natyrore që erdhi nga lakuriqët ose pangolinat deri tek njerëzit. Versioni i Pekinit, ndërkohë, sugjeron që virusi e ka origjinën nga një treg në Wuhan.

Shkencëtarët e përfshirë në hulumtim sugjeruan në punimin e tyre se ndërsa punëtorët e laboratorit kinez po kryenin eksperimentet e tyre, coronavirusi mund të ketë shpëtuar nga një lakuriq që po merreshin me të. “Unë mendoj se kjo filloi si një aksident”, tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here