Standard.al

U pezullua për falsifikimin e dokumenteve nga SPAK, anëtari i KPA, Luan Daci rikthehet në detyrë

0

 

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe ta rikthejë në detyrë anëtarin e KPA, Luan Dacin, pas akuzës për falsifikimit të dokumenteve

 

Gjyqtari Luan Daci u pezullua nga SPAK me argumentin se ka kryer falsifikim dokumentesh, duke fshehur shkarkimin si gjyqtar. Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin nga detyra të Luan Dacit, më 24 maj, duke konfirmuar vendimin e datës 20 maj, të SPAK-ut.Por me vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Daci rikthehet në detyrë.

Hetimet për të do vijojnë nga SPAK, ndërkohë që kjo nuk do ta pengojë atë të ushtrojë detyrën pranë KPA. Daci, akuzohet për fallsifikim dokumentash, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997 nga dosja e aplikimit për komisioner të KPA-së.

SI E FSHEHU DACI LARGIMIN NGA DETYRA NE 1997

Shtetasi Luan Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, me vendimin Nr.6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij, ka vendosur: ″Z.Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë″.

Në bazë të nenit 6, paragrafi (1), gërma (dh) të ligjit Nr.84/2016 ″Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, si dhe nenit 150, paragrafi (3) të ligjit Nr.96/2016 ″Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, i cili ka qënë në fuqi në momentin e aplikimit, ekzistenca e masës disiplinore ″largim nga puna″ përbënte shkak ligjor që shtetasi Luan Daci të mos plotësonte kriteret formale për të aplikuar në pozicionin vakant Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.Në rrethanat e mësipërme, shtetasi Luan Daci është marrë në përgjegjësi penale nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal.Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.54, datë 20.05.2020 ka vendosur ndaj shtetasit Luan Daci caktimin e masës së sigurimit ndaluese ″pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik″, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Proçedurës Penale, duke e pezulluar nga atë funksioni Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.