“Refroma Zgjedhore”/ Detaje për drafin e ri të opozitës, ‘topi’ tani në fushën e Ramës

0
97

Në këshillin politik shkon një draft i ri. Burimet nga selia blu bëjnë të ditur për gazetarin e Ora News, Everest Dedaj, se drafti ka mbështetjen e përfaqësuesve diplomatikë. Drafti i ri ka rreth 11 pika dhe adreson çështjet që kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

“Ndërkombëtarët kanë rënë dakord që pjesët e administratës zgjedhore të mos jenë vetëm anëtarë të administratës publike por dhe noterë apo avokatë nëse duan të aplikojnë” raporton gazetari.

Po të njëjtat burime theksojnë se formula e komisioneve është e ngjashme me atë që PD ka propozuar që në krye të herës. Një anëtar i depolitizuar dhe 4 anëtarë politikë, dy nga maxhoranca dy nga opozita, ose 1 i depolitizuar dhe 6 anëtarë politikë, (3 të opozitës dhe 3 maxhorancës)

Opozita pranon që Kolegji Zgjedhor të jetë në formulën aktuale por me një ndryshim anëtarët mund të jenë edhe gjyqtarë të shkallës së parë por të plotësojnë kriteret profesionale. Kusht është që të kenë kaluar dhe vetingun.

Opozita e bashkuar pranon formulën e re të KQZ-së ndërsa përcakohet një nënkryekomisioner i cili ka të drejtën ekzekutive që të merret me procesin e identifikimit biometrik në zgjedhje. Gjithashtu ai do të mbikqyrë trajnimin e komisionerëve të depolitizuar.

Këtë cështje pritet të hidhen në tryezë në orën 19:30 në këshillin politik ku do të jenë present dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Soreca./OraNews.tv

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here