Reforma zgjedhore/ Basha dhe Vasili takim në PD, çfarë pritet të ndodh

0
161

Kryetari i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, ne ambientet e selise blu.

Pjesëmarrës ne kete takim është edhe Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik.

Takimet mes Vasilit, Bylykbashit e Bashës kanë qënë të shpeshta gjatë këtyre ditëve.

Në fokus të bisedës është reforma zgjedhore, ndërsa ditët e fundit lideri i opozitës është takuar me të gjithë aleatët e tij.

Lëvizjet në kampin opozitar vijnë pas pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim e cila u shpreh se, topi është në fushën e Lulzim Bashës dhe pritet me padurim qëndrimi i opozitës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here