Qeveria vendosi që sezoni veror të zgjatet deri më 15 nëntor, por Voltana Ademi kërkon të rishikohet vendimi/ Ja arsyet

0
118

Nga Voltana Ademi

Qeveria ka vendosur që sezoni turistik veror të zgjatet deri më 15 nëntor. Por një zgjatje e tillë sezonit nuk përkon me realitetin turistik të Shqipërisë. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi i shprehu shqetësimin ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një takimi në Velipojë, duke kërkuar që të rishihet ky vendim. “Dua të shpreh shqetësimin e agjencive të operatorëve turistikë të Velipojë që ka të bëjë me rritjen e kostove trë zënies së hapësirës sa i takon sezonit dhe lidhet me me periudhën që është caktuar si sezon plazhi. Sezoni është caktuar nga data 1 qershor deri nga data 15 nëntor, por ne në Shkodër nuk bëjmë plazh më 15 nëntor. Procedura që po aplikohet nga vendimi i ri i VKM për plazhet dhe stacionet e plazheve ka mangësi dhe shpresojmë të tejkalohen në mënyrën që të mos bëhemi barrë që të bëjmë të mundur të funksionojnë stacionet e plazhit.” Kryetarja e bashkisë deklaroi se një shqetësim të tillë e kishte trajtuar edhe me ministrin Klosi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here