“Plehrat” në mediat italiane/ Kulla: Akuzat e Ramës janë shpifje…

0
94

Ilir Kulla ka reaguar pas lajmit të mediave italiane se ai ka qenë pjesë e hetimeve për një “Fake News”, me qëllim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Kulla shprehet se gjithçka po bëhet me qëllimin e vetëm për të hequr vëmendjen nga shqetësimet reale që ka sot vendi ynë.

Këshilltari i presidentit për sigurinë pranon se ka shumë të njohur në Itali, por që nuk ka ndikuar në asnjë lajm që kishte për synim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Reagimi i Kullës:

Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook, por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi dròga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore. Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit.

Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene.

Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here