Piku nuk ka “ardhur” ende, në këto tre shtete rastet me koronavirus po rritet në mënyrë kritike

0
88

Numri i të infektuarve me koronavirus po rritet me ritme të shpejta në Indi, Pakistan dhe Bangladesh. Të tre bashkë këto shtete janë shtëpia e më shumë se një të pestës të popullsisë së botës.

Rritja e numrit të rasteve vjen në një kohë kur këto vende lehtësojnë masat kufizuese të vendosura për menaxhimin e pandemisë.

Pakistani deri të më tani numëron 86,139 raste të konfirmuara. Bangladesh ka regjistruar më shumë se 57,500 raste deri më tani dhe India, vetëm të premten ka regjistruar 9,000 raste të reja me Covid-19. Bilanci total i të infektuarve në vend rritet në 216,919.

Nga ana tjetër, numri i vdekjeve mbetet relativisht i ulët në këto vende. India ka bilancin më të lartë, 6,075 viktima, Pakistani numëron 1,793 víktima deri më tani dhe në Bangladesh kanë humbur jetën nga koronavirusi 781 persona deri më tani.

Megjithatë, ekspertët druhen se numri i ulët i víktimave mund të jetë shenjë e nën numërimit dhe piku nuk ka ardhur ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here