Ndërgjegjësim politik e shoqëror, ish-ministri i Jashtëm: Mosndëshkimi i krimit mjedisor ka topitur vigjilencën qytetare…

0
108

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bën thirrje për një ndërgjegjësim politik e shoqëror për të përballuar sfidat mjedisore.

Bushati thotë se mosndëshkimi i krimit mjedisor ka topitur vigjilencën qytetare. “Mosndëshkimi i krimit mjedisor në tre dekada tranzicion ka topitur vigjilencën qytetare. Grykësia për të fituar më çdo kusht, e në shpërfillje të të mirës publike, ka prodhuar pasoja të rënda për ekosistemin, sigurinë kombëtare, erozionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, shkruan ish ministri Bushati në një postim në rrjetet sociale.

Për ish-shefin e diplomacisë shqiptare investimi në edukim e shkencë dhe përqafimi i teknologjive janë motorr i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

POSTIMI I PLOTE

Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit le të reflektojmë për nevojën për të punuar për një të ardhme më të mirë e të sigurtë duke u kujdesur për qëndrueshmërinë e mjedisit tonë.

Mosndëshkimi i krimit mjedisor në tre dekada tranzicion ka topitur vigjilencën qytetare. Grykësia për të fituar më çdo kusht, e në shpërfillje të të mirës publike, ka prodhuar pasoja të rënda për ekosistemin, sigurinë kombëtare, erozionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Sfidat mjedisore me të cilat përballemi kërkojnë ndërgjegjësim politik dhe shoqëror, investim në edukim e shkencë dhe përqafim të teknologjive të reja, si motorr i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Përkujdesja ndaj natyrës dhe mjedisit ku jetojmë duhet të jetë e përditshme dhe pjesë e edukimit qytetar. Ajo nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e institucioneve të specializuara në mbrojtjen e mjedisit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here