Meta thirrje drejtësisë: Mos vononi në nxjerrjen e përgjegjësive për abuzimin e 15-vjeçares!

0
97

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nëpërmjet një shënimi në facebook ka reaguar pas protestës, që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë ‘për fëmijërinë e vjedhur’.

Teksa shprehet se shoqëria jonë duhet të ngrihet e gjitha në këmbë, pasi familjen e vlerëson të shenjtë, Presidenti i ka bërë thirrje drejtësisë që të mos vonojnë në nxjerrjen e përgjegjësive për abuzimin e 15-vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës, Abaz Dogu dhe disa të rinj.

Gjithashtu Kreu i Shtetit apelon institucionet arsimore që të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.

Ja reagimi i plotë:

Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëhere dhuna kthehet në sistem!

Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhune dhe abuzivizmi.

Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

I bëj thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.

Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre!

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here