Me foto/ Ky është dokumenti që u firmos për ‘Reformën Zgjedhore’

0
190

Nga Këshilli Politik doli më në fund tym i bardhe për reformën zgjedhore.

PS u tërhoq nga depolitizomi i administratës zgjedhore duke i lënë komisionet e qendrave të votimit dhe ato të numërimit të votave siç ishin.

Në përfundim të mbledhjes që ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili thanë se PS tentoi që të kapte komisionet zgjedhore, por pasi nuk ia dolën, u tërhoqën.

Të pranishëm ishin edhe ambasadorët që kanë luajtur një rol kyç për këtë reformë. Bëhet fjalë për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Dunan Norman e ndërsa i pranishëm në mbledhjen e sotme është edhe ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here