Marrëveshja për “zgjedhoren”/ Kume: Ndërkombëtarët do të ushtrojnë “presion”, por cilësia mund të lërë për të dëshiruar

0
92

Ish kryetari i KQZ Kristaq Kume i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ndërkombëtarët janë duke ushtruar “presion” për marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Kume tha se palët politike në Shqipëri, kryesisht ndjekin interesat e tyre personale.

Nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore, për shkak se ka luftë për pushtet. Nuk kas marrëveshje, edhe sepse palët duan pushtet vetë më shumë sesa të arrijnë diçka si kompromis. Palët politike në tërësi ndjekin interesat e tyre. Situata është dëshpëruese. Kjo reformë nëse ka marrëveshje, mund të hapë negociatat për në BE. vetëm ndërkombëtarët mund të pajtojnë palët, pasi vetë nuk merren vesh. Ndërhyrja e SHBA është e mirë, do edhe rregullimin e legjislacionit”, tha Kume.

Kristaq Kume vlerësoi se nëse ka vullnet politik, mund të ketë marrëveshje.

“Opozita e bashkuar do qeveri teknike. Problem tjetër i madh është edhe ai i administratës zgjedhore, që të jetë apolitike. Tjetër problem është edhe përdorimi i teknologjisë së informacionit. Duhet identifikim të zgjedhësve. Deklarimet e PS për të mbështetur këtë apo atë variant, kanë qenë ato që lidhen me administratën zgjedhore. Janë një varg cështjesh që kanë gjetur dakordësi dhe një sërë cështjesh nuk kanë gjetur dakordësi. Nëse ka vullnet, mund të ketë dakordësi. ODIHR kërkon administratë të depolitizuar. Palët politike të pranojnë se janë të papërgatitura. Nuk mund të hyhet në punën e Komisionerëve”, u shpreh Kume.

Më tej, Kume tha se edhe nëse në fund do ketë marrëveshje, cilësia mund të lërë për të dëshiruar.

“Është arritur deri aty, sa palët janë larguar kaq larg, sa vështirë të bëhen bashkë. Fundi do të jetë dakordësia e palëve, por i frikem cilësisë së produktit në fund. Mos harrojmë se Reforma Zgjedhore është kusht për integrimin në BE. Ne na intereson të bëjmë këtë reformë, për aspiratat tona që kemi për në Bashkimin Europian. Merkel ka thënë se Shqipëria duhet të plotësojë 12 kushte, por duhet edhe që të mbështesë reformat. Ne duhet si qytetar të kërkojmë demokraci. Nuk duhet që të flasim vetëm për hapje listash, por duhet gjendur ai sistem që është më funksional që na shërben për përmirësim të demokracisë”, tha Kume.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here