Standard.al

Lubonja: Asnjë prokuror s’guxon të dalë kundër Ramës në zgjedhje

0

Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit mbi Reformën Zgjedhore, në rubrikën “Opinion”, në News24. Lubonja se fati i Reformës Zgjedhore është vendosur dhe ajo do të nënshkruhet.

”Presidenti herë pas here duket sikur ngre pak krye nga diktatura e ambasadorëve mund të reagonte njëçik më ndryshe në raport me atë që mendoj se duket sheshit që këtu ka një regres. Demokracia është vullnet i të gjithëve. Mënyra si po menaxhohet, në rezidencën e ambasadores, me dy tre përfaqësues, me disa mesazhe sikur po flasin grupe mafioze, por dhe një ambasadore e një vendi demokratik jo vetëm që i mbledh në rezidencë, nuk respekton dinjitetin e popullit shqiptar, por edhe se topi është në duart e mikut tim Luli Basha, pra janë mesazhe jodemokratike. Edhe Basha s’mund ta marrë vetë atë, nuk vendos kryetari për çdo gjë, vendos partia jo gjithmonë kryetari. Janë dhe disa të rinj që duan lista të hapura dhe që kur thotë kështu Kim nuk reagon fare. Ka njerëz që duan ndryshime përtej partive, dhe askush nuk flet për këto. Presidenti në emër të dinjitetit të Shqipërisë, por edhe drafti që duhet ta firmosë Lulzim Basha është problem, pra janë mesazhe që janë vendosur, fati është vendosur nga disa ambasadorë, dhe nga një kryeministër që kap gjithë pushtetet, tani këta vendosin për ne, opozita nënshtrohet, ky është shqetësimi im i parë.”- tha Lubonja.

Mes të tjerash, Lubonja tha se nëse përfaqësuesit e Partisë Demokratike firmosin dokumentin dhe nuk fitojnë zgjedhjet, ata duhet të largohen përfundimisht nga partia, bashkë me kryetarin Lulzim Basha.

Më tej, analisti shtoi se zgjedhjet do të kontrollohen sërish nga Edi Rama, pasi asnjë prokuror nuk guxon të dalë kundër qeverisë.

“Për mua kjo Reformë Zgjedhore është që të vërë të vetët. Ku do të gjejë ky të pavarur. E patë si u shkatërrua teatri në mënyrë aq kriminale dhe SPAK nuk bëri asgjë. Si do të gjejmë di prokurorë të pavarur që të guxojnë t’i dalin qeverisë kundër. Ne i kemi parë ata në regjistrimet e Dibrës, se si jepnin urdhra. Këtu është shumë problem t’i marrësh njerëz nga administrata, se janë të shantazhueshëm. Mendoj se PD me këtë firmosje, po firmosi këtë, ata tre që do të jenë të Edi Ramës, plus një nga PD, vendosin ata 3, nuk janë të pavarurv. Me këtë firmoset rezultati në letër. Këta të PD, bashkë me Lulzim Bashën, duhet të zhduken më nga partia, nëse i firmosin dhe humbasin zgjedhjet. Le të krijohet një gjë e re, por këta duhet të zhduken. Ky popull nuk mundet të jetë llastik në këtë mënyrë, që ta përdorin këta si të duan. Teatri ishte vërtet një vijë e kuqe”, tha Lubonja.

E kemi të qartë ne cila është agjenda e SHBA-BE?
Nuk mund të flasë për agjendë të Brukselit dhe Uashingtonit. Dëgjova intervistën e Thaçit dhe tha disa herë ‘me angazhimin Amerikan’. Nuk tha për angazhim të BE. ka një agjendë amerikane, që do të realizojë qëllimet e veta, në mënyrë të shpejtë dhe për interesa amerikane. Që përputhen më shumë me interesat shqiptare apo serbe, këtë duhet ta sqarojmë.

Agjenda amerikane ka qenë në përputhje me interesat shqiptare, pse duhet të dyshojmë këtë herë?
Kanë qenë në përputhje, pse armët kimike që donin të sillnin? Nuk ka pas një agjendë amerikane për Shqipërinë. Shqipëria u krijua nga interesat e vendeve të tjera për të dominuar Adriatikun.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.