Kryeministri Hoti: Marr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë

0
121
????????????????????????????????????

Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se me marrjen e postit ka në prioritet luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Përmes një postimi në Facebook, theksoi se në plan afatgjatë kabineti i tij u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Postimi i plotë

”Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023!

Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga COVID19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohëshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.

Në plan afatgjatë kabineti im u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here