Kriza nga pandemia/ SHBA shënon rritje me 2.5 milionë vende pune në maj, fillon rënia e papunësisë

0
184

Ekonomia amerikane ka pësuar së fundmi hapa befasues me rihapjen e bizneseve pas kufizimesh për shkak të koronavirusit. Punëdhënësit amerikanë kanë shtuar 2.5 milionë vende pune në muajin maj ndërsa shkalla e papunësisë ka rënë me 13.3 për qind nga 14.7 për qind që ishte në muajin prill.

Megjithatë niveli i papunësisë vazhdon të jetë ende jashtëzakonisht e lartë sipas standardeve historike, por shumë më mirë nga sa ishte parashikuar. Gjatë muajit prill u mbyllën rreth gati 20.7 milionë vende pune, për shkak të kufizime në një përpjekje të dëshpëruar për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë.

Ritmi i largimeve të përkohshme nga puna si pasojë e pandemisë nisi të ngadalësohej gjatë javëve të fundit. Disa njerëz që ishin në papunë gjatë muajit prill u thirrën sërish në punë me hapjen e bizneseve./VOA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here