Komedia e administratës së DEPOLITIZUAR

0
107

Nga Luçiano Boçi

Me përqëndrimin e debatit për depolitizimin e administratës zgjedhore, Rama kërkon ta shndërrojë tavolinën e Reformës Zgjedhore në paradhomë të manipulimit zgjedhor.
Administrata në Shqipëri prej 7 viteve, është “vendi i pëllumbave” të militantëve dhe kriminelëve dhe në të punojnë militantët e militantëve.
Ata që janë shpërblyer për devotshmërinë e tyre, duke zëvendësuar profesionistët e të aftët.
Lërini përrallat e komeditë me modele evropiane në “Katundin” ku drejton babëzia e injoranca!
Mos tirrni teorira demokracie, po merrni thjesht denoncimet tona, për shkarkimet politike në vite dhe emërimet nepotike partiake e kriminale, me lista që gjenerohen nga deputetë e kryetarë partish.
Komisionerë e numëruesë tani do jenë ata që ka punësuar Braçe, Balla, Peleshi, Felaj, Elisa, Shalsi, e të tjerë.
Ata do jenë ujqërit më mëlçitë e votave në qafë.
Të thuash që mësuesit janë të depolitizuar këtë as vetë nxënësit e 9-vjeçares nuk e besojnë.
Mësuesit ndërkohë janë shtresa lehtësisht më e shantazhuar, e dhunuar dhe e heshtur, mbi të cilët nuk kanë reshtur padrejtësitë dhe të cilët janë spastruar politikisht, janë keqpërdorur, e kërcënuar masivisht në proçese zgjedhore.
Atyre i është imponuar vota e jo më mos i imponohet administrimi.
Po mos shkoni as shumë larg!
Merrni 30 Qershorin e famshëm.
Shihni emrat e komisionerëve dhe numëruesve. Janë që të gjithë administratë shtetërore e mësuesë.
Lexoni dhe raportin e OSBE-ODHIR për votat e hedhura masivisht, për numërimin me shifra që dilnin nga zyra e kryeministrisë, për rezultatin e vonuar dhe manipuluar dhe pse me një kandidat në garë.
Dhe do jenë këta ata që do administrojnë?!!
Nëse do ndodhë, meritojnë si diçiturë poezinë e B. Londos:
“MOS ARDHSH KURRË DEMOKRACI”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here