Standard.al

E fundit/ Ndërron jetë te spitali Infektiv pacientja 85-vjeçare me koronavirus

0

Një 85-vjeçarja me Covid-19 ka ndërruar jetë te spitali Infektiv.

Ndrëkaq, ministria e Shëndetësisë njofton se e moshuara kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese

Njoftimi i plotë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv 85-vjeçarja me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.

85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.