“Unë gjithmonë do të jem panseksuale”/ Ja çfarë thotë modelja 27-vjeçare pas ndarjes nga e dashura

0
95

Cara Delevingne ka folur hapur për seksualitetin e saj. Modelja 27-vjeçare kohët e fundit foli për Variety dhe tha se e identifikon veten si panseksuale.
“Unë gjithmonë do të jem panseksuale,”- tha Delevingne, duke thënë se tërhiqet nga të gjitha identitetet gjinore.

Ndërsa shtoi: “Sido që një njeri ta përcaktojë veten e tij, pavarësisht nëse është “ai” apo “ajo”, do të bie në dashuri me personin. Unë tërhiqem nga njerëzit.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Delevingne u shpreh se ishte krenare që foli hapur në lidhje me seksualitetin e saj.

“Krenaria është diçka që unë nuk e kam pasur kur isha fëmijë. Ndjenja e krenarisë është si ndjenja e përkatësisë. Një vend ku nuk keni nevojë të kërkoni falje ose ndiheni të turpëruar. Unë ndihesha sikur nuk i përkisja trupit tim. Ndihesha e humbur,”– tha modelja.

Megjithatë, të folurit hapur ndryshuan gjërat për mirë tek Cara.

“Kur fillova të flisja për seksualitetin tim, nuk po fshihja më asgjë. Dhe personit që po ia fshihja më së shumti ishte vetja me”– përfundoi ajo.

Cara Delevingne pak kohë më parë i dha fund lidhjes me aktoren Ashley Benson dhe i doli në mbrojtje dukë i kërkuar ndjekësve të saj ta linin rehat.

Modelja e njohur me anë të një postimi në Instagram mbrojti aktoren pasi ajo u fotografua me reperin G-Eazy pas ndarjes së tyre.

“Tani është e rëndësishme të shpërndajmë dashuri dhe jo urrejtje,”- shkroi 27-vjeçarja. “Të gjithë ju që e urreni Ashley Benson ju lutem ndaloni. Ju nuk e dini të vërtetën, vetëm ajo dhe unë e dimë, dhe pikërisht kështu duhet të mbetet.”

Lajmet që Delevingne dhe Benson ishin ndarë pas dy vitesh lidhje u përhapën në fillim të këtij muaji.

Ata e mbajtën për shumë kohë lidhjen private, derisa modelja e konfirmoi në qershor të vitit 2019.

Sipas burimeve, çifti kishin pasur uljet dhe ngritjet e tyre në marrëdhënien por në prill mori fund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here