Tërmet, tërmet/ Përgjigjja e Gjiknurit kur i kujtojnë përgjimet e BILD

0
151

Analisti Arjan Vasjari i përmendi në News 24 deputetit Damian Gjiknuri përgjimet e gazetës gjermane “Bild” që tregonte për shitblerjen e votave në 2017.

Edhe pse i përfshirë në ato përgjime, Gjiknuri iu shmang përgjigjes dhe tha se bëhej fjalë për një rast sporadik që nuk e ka ndryshuar vullnetin e zgjedhësve.

“Nuk ka të kulluar në shoqëri. Natyrisht edhe proceset nuk janë perfekte, por manipulim është kur i heq dikujt mandatin. Ti thua në 1 milion e 700 mijë transaksione vote paska pas disa parregullsi. Njeriu që synon absoluten nuk e përmirëson kurrë veten.

Janë gjëra sporadike. Ja kishim zgjedhje në 2013, pati probleme, por rezultatin se diskutoi njeri. Në 2017 asnjë sondazh nuk e nxirrte Bashën fitues, natyrshëm nuk i fitonte zgjedhjet ai. Prandaj edhe kjo (BILD) u kthye në çështje politike nga ata, pavarësisht se Shqipëria ka halle të tjera të mëdha.

Humbësit duhet të pranojë kush bën lidhje të shkurtër, del nga rruga, do i bjerë gjatë. S’ka gjë më të keqe se të goditet dikush për shkak të një perceptimi mediatik” – tha Gjiknuri në emisionin Real Story.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here