Telashe për 26 vjeçarin në Kurbin, pasi u vetëplagos me pistoletë, arrestohet…

0
127

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi është vetëplagosur me armë zjarri. I riu mësohet se është paraqitur rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme në spital për ndihmë mjekësore.

Pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë zjarri, në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur i riu. Tashmë, mbi 26-vjeçari rëndon akuza “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here