Sistemi eletoral në Shqipëri, mos është problemi Kultura Demokratike e jo Sistemi

0
121

Nga Bujar Nishani

Ka një diskutim shproporcional mbi sistemin ekektoral në Shqipëri, (lista të hapura, lista të mbyllura).

Them shproporcional në raport me problematikën e : përdorimit të krimit të organizuar, policisë, administratës publike, parave të pista, kërcënimeve dhe shantazhit të pushtetit, të gjitha këto në vjedhjen e zgjedhjeve.

Personalisht nuk kam asgjë kundër asnjë sistemi të mundëshëm, përfshirë dhe listat e hapura.

Por veç se kam një pyetje për të gjithë “dashnorët” e këtyre lloj listash ;

Kosova ka ekzaktësisht këtë sistem që sot pretendohet si “Mesia” e së drejtës, përfaqësimit qytetar, e të tjera, e të tjera !

Çfarë keni parë, çfarë mësuat, çfar eksperience morët pas zgjedhjeve me lista të hapura në Kosovë ?

Ku janë idividët më të votuar, po ata më pak të votuar ?

Sa e madhe është forca vendimarrëse e më të votuarve, po e atyre më pak të votuarve ?

Kosova duket të jetë shembulli “par excellence” për debatin publik në Shqipëri mbi sistemin elektoral !

Apo mos vallë problemi është Kultura Demokratike e jo Sistemi ???? ??!!

#TëRingremëShqipërinë ????????

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here