Rama kujtohet për Reformën Zgjedhore, akuzon opozitën për teknologjinë…

0
101

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pasi palët në Këshillin Politik dështuan në arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, një ndër pikat që ndau palët në Këshill, as ODIHR nuk është pro kësaj, për shkak të kërcënimeve potenciale që mbart.

 

Po ashtu Rama tha se në asnjë vend Reformat Elektorale nuk bëhen me konsensus, por “kush ka vota në parlament ka të drejtën të bëjë reformat që sheh të arsyeshme”

Dua të sjellë në kujtesën e të gjithë se qysh pas zgjedhjeve të vitit 2017jemi angazhuar publikisht që të  adresojmë me synimin e vënies në jetë në zgjedhjet e 2019 çështjen e elektronikë në zgjedhje dhe përsëri nëse ju kujtohet qysh aso kohe kamë thënë në mënyrë të përsëritu se nëse duan seriozisht ët përfshinë elektroniken procesin zgjedhor, kolegët që asokohe kanë qenë në këtë sallë, duhet ët angazhoheshim njëherë pasi bëhet fjalë për një proces jo të lehtë dhe një sistem të ri që kërkon kohën e vet për tu vënë në përdorim.

Në të gjitha herët kur është pyetur nga ana jonë, ODIHR nuk ka qenë e nuk është entuziast për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, e sheh me një dozë të lartë skepticizmi, për të gjitha kërcënimet potenciale të teknologjisë në e zgjedhje gjë që ka bërë që vende si Gjermani ta konsiderojnë antikushtetues përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe nëse futet duhet futur me faza jo menjëherë. Synimi ynë në atë kohë ishte të hiqnim një alibi të opozitës dh  e t’i jepnim mundësi të gjithëve që të kishin në dispozicion dhe teknologjinë. Ndaj kemi angazhuar një proces eksperimentimi konkret të teknologjisë duke krijuar në selinë e PS qendra votimi pë rtë parë reagimin ndaj teknologjisë të shtresave dhe moshave të ndryshme, dhe arritëm në konkluzionin që futja  e teknologjisë në një sistem ofline, për të mos lejuar hakërime është mundur dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që ne kemi.

Bëmë përpjekjen tone që të fillonim me zgjedhjet e 2019 me një projekt pilot ku të mund të shihnim konkretisht rezultatin dhe mbi bazë të tij të nxirrnim konkluzionet. Nuk ndodhi, s’kishte si të ndodhte sepse axhenda e opozitës ishte dhe do të mbetet tjetër dhe koha vrapoi dhe përtej faktit që jemi përsëri në metrat e fundit para një vendimi të rëndësishëm, ka një të mirë të vetme kjo e keqe që tregon me fakt se paavrësisht se ne mund ta bënimkëtë proces në mënyrë të njëanshme, mund t’i gënjim vota në këtë parlament pa pritur asnjë lloj konsensusi apo autorizimi nga ata që braktisen parlamentin, ne nuk e bëmë këtë dhe më shumë se një herë i shtymë afat enë funksion të të bërit të gjësë që duhet, për të arritur një marrëveshje në rregullat e lojës, edhe pse Shqipëria dhe ndonjë vend tjetër, Kosova për arsye komplet të tjea, janë rast unikal, as në Itali as në Greqi, as kund tejtër nuk bëhen me konsensus Reformat Elektorale. Kush ka vota në parlament ka të drejtën të bëjë reformat që sheh të arsyeshme. Greqia ndryshoi një reformë vetëm me maxhorancë, kaloi në një sistem proporcional të pastër”, tha Rama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here