Qindra protestues në shesh/ Avokatja e Popullit: Dështuan strukturat e shtetit, ky është rast flagrant

0
80

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është pjesëmarrëse në marshimin kundër dhùnimit dhe abùzimit sèksual ndaj të miturve. Në një prononcim për Fax News nga sheshi, avokatja u shpreh se ndihet e lumtur që sheshi është mbushur plot, ndonëse për një çështje aspak të këndshme.

“Jam si një nënë, si një femër dhe mbajtëse e një detyre të rëndësishme siç është ajo e avokatit të popullit dhe ky rast është vërtet flagrant, në të cilin dèshtimi i strukturave shtetërore fatkeqësisht ka bërë që të kemi një rezultat të tillë. Arsyeja përse jemi kaq të shumtë dhe jam e emocionuar për  numrin e të rinjve është që ky mentalitet duhet të ndryshojë. Ky mentalitet që i trajton femrat si objekte sèksuale, në të cilin víktimizohen persona të dhùnuar dhe ne duhet ti themi jo kësaj qasje negative dhe lirisë së personit. Jam shumë e kënaqur që shoh numër kaq të madh personash, ndonëse jemi për një ngjarje jo të bukur. Sa më shumë bëhemi për ti thënë “jo” këtyre fenomeneve, aq më shumë na dëgjojnë”, tha Ballanca.

Sa i përket hapave që do të ndërmerren për rastin e dhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj, avokatja e popullit shprehet se duhet punuar fort me nivelin e mësuesve, edukatorëve, forcave të rendit dhe psikologëve.

“Hapat janë në nivele të ndryshme. Dhe në raste të tjera kemi bërë rekomandimet përkatëse për institucionet shtetërore të cilat janë marrë parasysh. Edhe në këtë rast kemi bërë një rekomandim për institucionet shtetërore për të parë ku janë problematikat dhe çfarë ka ndodhur dhe prap mendoj që ka një heshtje të mos trajtimit të këtyre çështjeve. Nëse nuk bëhemi barrierë për këtë sjellje, mund të na ndodhë në shtëpinë tonë. Pas Kavajës, ekzistenca e këtij rasti na lë të kuptojmë se kemi shumë punë të bëjmë në nivelin e mësuesve, edukatorëve, forcave të rendit e psikologëve dhe se duhet të jemi aty si prindër për të mbrojtur fëmijët nga ata që kanë qëllime kríminale”, u shpreh Ballanca.

E pyetur se çfarë duhet të bëjë Ministria e Arsimit për këtë çështje, Ballanca deklaroi se është e rëndësishme që dhùnuesit të qëndrojnë larg shkollave.

“Mënyra si shteti vepron në të tilla raste, së pari politikat që e cilësojnë si vepër penále janë. Çështja qëndron se kemi problem në zbatimin e ligjeve. Ligjet janë përmirësuar dhe pavarësisht dëshirës sonë, ekziston mundësia. Por kryerja e veprimeve nuk përfundon vetëm nga ligjet. Kjo nuk e përjashton faktin që ka qëllime kríminale. Ajo që duhet të bëjmë është krijojmë mekanizma dhe struktura që këta persona të mos jenë pranë shkollave. Si ajo vajzë mund të ketë edhe shumë të tjera. Ne duhet të jemi aty në mënyrën e duhur”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here