Opozita parlamentare: Jemi pasardhës të Ismail Qemalit, nuk votojmë lista të mbyllura!

0
105

 

Opozita parlamentare i është drejtuar me një letër ambasadorëve të BE dhe SHBA në vendin tonë ku kërkojnë përfshirje dhe dialog në hartimin e Reformën Zgjedhore, në të kundërt nuk do ta votojnë atë.

Ata hedhin akuza nga partisë në pushtet dhe opozitës që ka lënë mandatet se po tenton të arrijë një reformë në sajë të pazareve të tyre dhe jo në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODHIR.

Në letrën që mban firmën e 29 deputetëve të futur në Kuvend pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI theksohet kërkesa e tyre për lista të hapura. Ata thonë se nuk do të pranojnë të trajtohen si elementë të dorë së dytë apo kartona të partive të mëdha, pasi janë pasardhës të Ismail Qemalit dhe përfaqësojnë popullin pasi kanë ardhur në kuvend me pëlqimin e drejtuesve të partive të tyre.

“Na lejoni që t’ju shprehim vlerësimet dhe konsideratën më të lartë për vendet dhe institucionet që ju keni nderin e madh të përfaqësoni në Tiranë. Ne gjithashtu ju shprehim konsideratën më të lartë për SHBA dhe BE në përpjekjet e vazhdueshme që ka synuar lehtësimin të nevojshëm për një reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse.

Lidhur me këtë proces ku ju jeni përfshirë, na lejoni t’ju shprehim përmes kësaj letre protokollare dhe njëkohësisht publike disa vlerësime dhe qëndrimet tona.

Së pari një mësim i vjetër shqiptare na kujton gjithmonë se asnjëherë nuk bëhen hesapet pa hanxhinë. Ne vlerësojmë se përjashtimi i plotë i opinioneve të opozitës është fyes për të gjithë ne.

Ne jemi deputetë të ardhur në Kuvendin e Shqipërisë me pëlqimin dhe propozimin zyrtar të udhëheqësve të partive, që kanë braktisur sot Kuvendin. Zgjedhja jonë ka qenë e qartë, mes luftës së verbër të revanshit politik të ish-udhëheqësve dhe rrugës së respektit për zgjedhësit tanë bashkë me respektin për frymën e Kushtetutës dhe të ligjit, ne vendosëm Kushtetutën dhe Ligjin aspak Lulin dhe Monikën.

Ne zgjodhëm të ngremë zërin për njerëzit e thjeshtë por kurrsesi luftën për pushtet apo zhurmën e protestave me molotov që shkuan deri aty sa të djegin tempullin e demokracisë Kuvendin dhe votën e lirë.

Në këto kushte kemi vendosur së pari të kërkojmë minimalisht trajtimin e barabartë me ata që janë jashtë parlamentit, por nuk do të pranojmë aspak diskriminimin dhe fyerjen ndaj nesh.

Dë dyti ne kemi mendime të ndryshme dhe nuk i shërbejmë asnjë partie, por kemi një mendim të unifikuar për dy çështje.

Deputetët e opozitës parlamentare propozojnë:

A) Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë pasqyrë e pastër e reflektimit të plotë jo copa copa, të të gjitha rekomandimeve të raporteve të njëanshme të OSBE-ODHIR dhe aspak pazari i radhës së dy partive të mëdha dhe të patericës së tyre presidenciale për komisionerët e tyre partiakë që kanë qenë dhe mbeten kanceri i zgjedhjeve prej 30 vitesh.

Ne jemi të gjithë në një mendje: Një pazar i tillë që mund të duket si marrëveshje por që ka shkatërruar propozimet ODHIR nuk do ta  votojmë.

B) Ne po ashtu jemi në një mendje që Kodin e Ri Zgjedhor nuk do ta votojmë në rast se shumica në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të na krijojë kushtet dhe garancitë për një dialog serioz transparent dhe të hapur me ne, për kalimin nga listat e hapura në lista të mbyllura”, thuhet në letër.

Ne nuk jemi vipa të politikës shqiptare sepse jemi njerëz të thjeshtë.

Ne nuk jemi miqtë e preferuar të ambasadave në Tiranë, të drekave dhe darkave aristokrate megjithëse miqësia jonë për ju dhe shtetet tuaja lidhet vetëm me interesat e Shqipërisë dhe jo karrierat tona personale.

Por ne jemi pasardhës të Ismail Qemalit dhe që nuk pranojmë të konsiderohemi në këtë proces si qytetarë të dorës së dytë apo kartona në dispozicion të shumicës apo marrëveshjeve mes kundërshtarëve tanë politikë”, thuhet në letrën e tyre drejtuar ambasadorëve Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here