Kreu i shtetit bisedë telefonike me Presidenten Gjeorgjisë, ja çfarë është diskutuar

0
104

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili.

“Marrëdhëniet Shqipëri-Gjeorgji konsiderohen shumë të mira, – theksoi Kreu i Shtetit, “ndërkohë që ka vend për gjallërimin e tyre në të gjitha fushat me interes reciprok, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në ato shumëpalëshe”. U shpreh gjithashtu interesi për bashkërendimin e përpjekjeve për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, si dhe në fushën e turizmit, ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Meta rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje tё integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisё. Të dy Presidentët ndanë informacione rreth situatës së pandemisë COVID-19, si dhe qasjeve për lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë dhe rifillimit të jetës normale në të dy vendet respektive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here