Denoncim nga Berisha/ Tatimet mohojnë furtunën e shkarkimeve, del dëshmia: Unë jam një prej atyre…

0
81

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, shkarkimin e 80 punonjësve tatimorë gjatë periudhës kur vendi ishte në karantinë, shkarkim në masë nuk është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Pasi mediat e kanë zbuluar këtë fakt, Berisha ka sjellë sot edhe dëshminë e një viktime të kësaj furtune mbi inspektorët, të një punonjësi me përvojë 10-vjeçare, që është detyruar t’i futet rrugës gjyqësore për t’u rikthyer në detyrë: “80 punonjës pushohen nga puna gjatë karantinës! Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital,” shkruan Berisha në Fb.

Përshëndetje z. Berisha!

Duke marre shkas nga publikimet e disa portaleve sot mbasdite lidhur me largimin e 80 inspektorëve të Drejtorisë së Tatimeve, është një lajm i vërtetë, pasi unë jam një prej të larguarve.

Marr shkas t’ju shkruaj pasi ky lajm është mohuar nga Drejtoria e Tatimeve si i pavërtetë. Ne jemi shkarkuar pa asnjë motivacion, thjesht për arsye ristrukturumi. Kjo ka ndodhur para një muaji gjatë karantinës. Një pjesë e të larguarve jemi me një eksperiencë mbi 10 vite pune.

Do t’ju lutem që ta bëni publik këtë lajme pasi është shumë e padrejtë e gjithë kjo që po ndodh. Ju lutem të jetë anonim, pasi jam në proces gjyqësor.

Ju uroj shëndet e gjithë të mirat!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here