Cikloni dhe stuhia tropikale pushtojnë Indinë dhe Meksikën

0
143

India dhe Meksika po përballen me pasojat e erërave të vrullshme që goditën një ditë më parë në brigjet e tyre. Cikloni indian u largua pa shumë pasoja në jetë njerëzish ndërsa përmbytjet janë problematika më e madhe në shtetin amerikan.

Një ciklon i fuqishëm në Indi ka kursyer qendrën financiare të vendit, duke u zbutur vetëm në një stuhi të thjeshtë tropikale.

Cikloni “Nisarga” goditi të mërkurën në mesditë brigjet perëndimore të vendit me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë.

Dëme të lehta materiale u regjistruan në formën e përmbysjes së automjeteve në rrugë, me shkuljen e disa pemëve dhe dëmtimin e pronave private.

Shkëputja e çative nga vendi dhe rënia e mureve të banesave u morën jetën një gruaje dhe një burri.

Të paktën dy persona mbetën të vrarë në rrethinat e Mumbait përpara se cikloni të ndryshonte drejtim, duke u larguar dhe lënë pas vetëm me shirat.

“Reshjet që shohim sot janë mbetje të ciklonit. Me ikjen e ciklonit, do krijohen zona lokale shiu të dendur që do marrin fund pas pak kohësh.”

Ndërkohë në kontinentin e Amerikës, një tjetër fenomen natyror shkaktoi dëme.

Stuhia e fortë tropikale e quajtur “Kristobal” goditi Meksikën, duke nxjerrë lumenjtë nga shtrati e duke i vërshuar ata në rajonet bregdetare.

Banorët e gadishullit të Jukatanit manovruan mes përmbytjes për të shpëtuar nga situata.

Autoritetet paralajmërojnë se stuhia mund të lëvizë në veri gjatë fundjavës, duke rrezikuar edhe qytetet e tjera bregdetare të Amerikës Veriore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here