Berisha publikon denoncimin e fortë: Drejtori i hipotekës Sarandë si edhe kreu i PS, bëhet me pallat pa leje

0
135

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar ne Facebook denoncimin e nje qytetari nga Saranda i cili shprehet se kreu i PS njekohesisht edhe drejtor i hipotekes, eshte duke ndertuar pa leje nje ndertese shume kateshe.

Postimi i plote:

Kreu i PS njekohesisht drejtor i hipotekes Sarande
behet me pallat!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Ka bere para 7 muajsh legalizimin dhe hipotekimin e nje objekti 3 kate ne Lagjen Nr.4, Rruga “Mithat Hoxha” ( perballe hotelit Apollon ). Objekti ka qene vetem konstruksion betonarme dhe i ndertuar nga Petraq Lango rreth vitit 2000 dhe ishte braktisur. Mbasi ra dakort per tja blere, duke qene ne detyren e drejtorit i kadastres, beri direkt legalizim dhe hipotekim dhe ka bere kontrate shitblerje ne emer te vjehrit te tij ( ne emer te vjehrit kishte mare edhe nje plazh ne Ksamil, nga Bashkia Sarande ne vitin 2018 ). Per te vazhduar punimet, ne kushtet qe objekti ishte vetem ne konstruksion betonarme, sipas ligjit, duhej te aplikonte per te mare Leje Ndertimi, por ne bashkepunim me Drejtorin e urbanistikes te bashkise Sarande, kane shmangur kete procedure ligjore dhe eshte pajisur me Deklarate Paraprake dhe jo me Leje Ndertimi. Ka mbi 2 muaj qe po kryen punime ndertimi pa Leje dhe nuk nderhyn as IMT e Bashkise Sarande dhe as Dega e IKMT Sarande. Drejtori i urbanistikes ka konsumuar elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres me ane te fallsifikimit te dokumentave dhe lejim te ndertimit pa leje.

Vjehri i drejtorit te hipotekes ka konsumuar elementet e vepres penale te ndertimit pa leje. Ne te gjithe kete problematike duke sfiduar ligjin eshte Kryetari i PS Sarande dhe njekohesisht Drejtori i Kadastres Sarande. Punimet vazhdojne….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here