Standard.al

Abuzimi i 15-vjeçares, mijëra qytetarë dhe aktivistë marshim-protestë

0

Pas rastit të abuzimit të një 15-vjeçareje nga roja i shkollës dhe disa adoleshentë në Babrru, kanë nisur edhe reagimet e qytetarëve në vend.

Ditën e sotme në orën 16:00 u lajmëruan disa tubime dhe marshime në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Në Tiranë qytetarë dhe aktivistë janë duke marshuar në bulevard me pankarta drejt ministrisë së Arsimit.

Po ashtu edhe në Durrës u mbajt marshim.

Ata mbajnë pankarte me mbishkrime të ndryshme duke bërë thirrje për dënimin e përdhunuesve dhe mbrojtjen e vajzave të abuzuara.

Abuzimi i vazhdueshëm i të miturës ka sjellë një reagim të fortë në opinionin publik duke kërkuar edhe shkarkimin e ministres së Arsimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.