Abùzimi i 15-vjeçares, CRCA: Prokuroria të marrë të pandehur ministren Arsimit!

0
87

Me anë të një deklarate për shtyp CRCA ka shprehur shqetësimin e saj se hetimet që po zhvillohen pas a rrestimit të një grábitqari séksual dhe personave të tjerë të përfshirë në dhúnën dhe shfrytëzimin séksual të një 15-vjeçareje në Tiranë, nuk janë shtrirë në një rrafsh edhe më të gjerë, për të përfshirë edhe drejtuesit e Arsimit në Shqipëri, shkollën, drejtuesit e saj, Bordin e Shkollës dhe trupën mësimore.

“Duke mos patur mundësi të verifikimit të vërtetësisë së këtyre informacioneve, ne e ndjejmë për detyrë qytetare që t’i kërkojmë Pólicisë së Shtetit dhe Prokurorisë Tiranë që të zgjerojë rrethin e hetimit, duke përfshirë Bordin e Shkollës, të cilët në bindjen tonë janë përgjegjës jo vetëm për punësimin e grábitqarit séksual që tashmë është i arrestuar dhe pret gjykimin, por edhe për mos-miratimin e standarteve dhe rregullores në shkollë që do të bënte të mundur parandalimin e ngácmimeve dhe dhúnës séksuale ndaj vajzave në këtë shkollë”, u shpreh CRCA në deklaratën përshtyp.

CRCA gjithashtu kërkoi një hetim të thelluar ndaj trupës drejtuese, drejtorit të shkollës, i cili sot është pushuar nga puna pa asnjë justifikim nga ana e Ministrisë së Arsimit, si dhe të gjithë trupës pedagogjike në këtë shkollë, ku të paktën për një vit rresht një 15 vjeçare u bë pre e dhúnës dhe shfrytëzimit séksual.

Përtej këtyre hetimeve, CRCA i kërkon Prokurorisë e Rrethit gjyqësor Tiranë, që të vendosin nën hetim edhe Ministren e Arsimit, Besa Shahini, për shkak se ajo nuk ka marrë asnjë masë që shkollat anembanë Shqipërisë të jenë vende të sigurta për vajzat, për të denoncuar raportimin e ngácmimit dhe dhúnës séksuale, brenda apo jashtë shkollës.

Vetëm dy muaj më parë, në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier, u denoncua nga nxënësit, ngácmime dhe dhúnë séksuale që ushtroheshin nga disa prej mësuesve të saj. Një vit më parë, 7 adoleshentë dhúnuan në mjediset e shkollës një vajzë të mitur në Kavajë. Vetëm disa muaj më parë, u denoncua një mësues që dhunoi séksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë të Delvinës.

Në korrik të vitit 2019, Gjykata e Gjirokastrës, dha vendimin sërish për një tjetër çështje mbi dhúnën séksuale të një mësuesi ndaj nxënëses së tij. Në korrik të 2019, një tjetër rast i rëndë i dhunës séksuale ndaj një vajze të mitur u denoncua në mjediset e shkollës në Arapaj të Durrësit, ndërsa në Tepelenë, në të njëjtën periudhë një mësues 63 vjeçar u akuzua për ngácmime séksuale në shkollë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here