Zhaku sfidon Ramën: Po kthehem nga Gjermania për të krijuar një parti, do shpëtoj Shqipërinë nga një diktator i tmerrshëm

0
116

Këngëtarja Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, thotë se do të kthehet nga Gjermania, ku dhe jeton, për të krijuar një parti politike, në vendin tonë, që sipas saj është duke shkuar keq e më keq

“Kam vendosur të kthehem në Shqipëri. Po angazhohem politikisht, po themeloj një parti. Qëllimin kam zhvillimin kombëtar, por është një parti liberale me synim zhvillimin e tregut të lirë. Nuk e prisnim nga Edi Rama.

Edi Rama që ka qenë simbol i njeriut liberal dhe njeriut progresist, nuk mund t’ja lejonte vetes të shndërrohej në diktatorin më të tmèrrshëm që kemi patur deri tani. Unë nuk e kuptoj dot se si është tjetërsuar ky njeri, dhe si i thotë mendja që është i pazëvendësueshëm dhe që rrënjët e tij janë kaq të thella.

Më duket aty sikur e kanë lënë Shqipërinë në mes të rrugës dhe është aksidentuar keq dhe është duke humbur gj.ak, dhe i vetmi njeri me makinë jam unë. Mos ta çoj në spital? Si thua?”, tha ajo në një intervistë për Adi Krastën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here