Standard.al

Tryeza zgjedhore ende pa rezultat, ja 6 propozimet e opozitës

0

Palët që janë pjesë e Këshillit Politik kanë në tryezë një propozim me 6 pika nga opozita e bashkuar. Propozimi i parë ka të bëjë me qendrat e votimit dhe identifikimin biometrik të votuesve. Sipas opozitës, palët bien dakord për të zbatuar votimin biometrik në të gjithë Shqipërinë.

Sa i përket qendrave të votimit, opozita ka propozuar një formulë edhe për përbërjen e tyre, me 3 komisionerë të propozuar nga partitë politike me fuqi vendimmarrëse, të cilët do të trajnohen nga KQZ. 4 komisionerë, me fuqi vëzhguese, do të emërohen drejtpërdrejt nga partitë. PD është tërhequr nga propozimi i saj, duke pranuar variantin e PS për riformulimin e KQZ, por PD kërkon të propozojë kandidatin për kryekomisioner.

PD dhe aleatët sugjeron që trupi i apelimit të ketë 5 anëtarë, trupi rregullator të ketë nga 3 deri në 5 anëtarë, ndërkohë kërkohet që KQZ të ruajë të drejtën për të urdhëruar rinumërim të pjesshëm.

Opozita kërkon edhe një rikompozim të qendrave të numërimit. Ata bien dakord me formulën e komisioneve të numërimit me 1 anëtar të propozuar nga KQZ ose 3+3 vëzhgues të vënë nga partitë politike në tavolinë, ose 4 përfaqësues të propozuar nga partitë më të mëdha politike në vend.

Opozita është tërhequr nga propozimi që ankimimi të ndodhte në Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që nuk e kanë kaluar procesin e Vetting-ut, por ankimi të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, pra me gjyqtarë që e kanë kaluar procesin e Vetting-ut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.