Standard.al

Skandali i trafikut të arabëve, pezullohen nga detyra drejtoresha e Kufirit dhe zyrtarët e tjerë

0

Drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit Enkelejda Toska dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni janë pezulluar nga detyra pas publikimit të skandalit për trafikun e arabëve nga vendet e lindjes përmes Shqipërisë në Perëndim.

Zyrtarët e tjerë të pezulluar janë Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste.

Bashkëshorti i Toskës, Sami Hoxha rezultoi si pjesë e grupit që merreshin me këtë veprimtari. Burime bëjnë me dije se sot është marrë masë me pezullim nga detyra për të gjithë zyrtarët e Policisë Kufitare.

Enkelejda Toska mbante detyrën e drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit që prej muajit shkurt të vitit 2018.

Në materialin e publikuar nga Top Story një natë më parë, hidhen hije dyshimi për një favorizim nga ana e saj të trafikut të arabëve nga grupi ku bënte pjesë bashkëshorti i saj./abcnews.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.