Standard.al

“Sinan Idrizi u bë partner në ‘Air Albania’ pa dhënë asnjë qindarkë”/ Ish deputeti: Prokuroria të hetojë! A është ai fasada pas Ramës?!

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehu thotë se Sinan Idrizi, administrator i klubit të futbollit, “Flamurtari”, është mashtrues dhe këtë e konfirmon sipas tij, edhe kërkesa e prokurorisë turke për dënimin me 10 vite burg.

Reagimi i plotë:

Sinan Idrizi është një mashtrues dhe ndoshta riciklues parash të pista. Këtë tashmë e ka vërtetuar prokuroria turke e cila sapo ka kërkuar dënimin e tij me 10 vjet burg për mashtrim miliona eurosh. Biznesmeni turk, që filloi hetimin duke kallzuar Idrizin, ka përfshirë në skemë edhe kryeministrin Edi Rama.

Tani, duhet që Prokuroria shqiptare të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e Edi Ramës në skemën mashtruese për shitjen e GFI. Prokuroria duhet gjithashtu të hetojë se si u bë Sinani, pa kontribuar asnjë qindarkë, partner i shtetit në Air Albania. A është ai fasada pas aksionerit e pronarit të vërtetë, Edi Ramës në Air Albania? A po riciklon ai paratë e korrupsionit qeveritar apo të krimit të organizuar përmes Air Albania? Këto pyetje duhet të marrin përgjigje menjëherë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.