Standard.al

Si i menaxhoi trazirat e vitit 1960 presidenti Nikson, dhe çfarë nuk po bën sot Trump?

0

Nga David Frum The Atlantic

Ndërsa trazirat dhe plaçkitjet kanë zhytur në kaos qytetet në të gjithë SHBA-në, shumë njerëz po spekulojnë se këto probleme mund të ndihmojnë në fakt rizgjedhjen e presidentit Donald Trump në nëntor për një mandat tjetër. Dhe këto spekulime bazohen në një analogji.

Qytetet amerikane, u përfshinë nga trazirat në mesin e viteve 1960. Dhe në vitin 1968, kur republikani  Richard Nixon. bëri fushatën presidenciale me premtimin kryesor ”ligjin dhe rendin”, në fund e fitoi presidencën. Siç ndodhi atëherë, do të ndodhë edhe këtë herë, vijon argumenti i atyre që e mbështesin këtë analogji.

Trazirat e këtij viti, mund ta ndihmojnë ose jo Donald Trumpin të rizgjidhet. Sidoqoftë, analogjia me vitin 1968, e keqkupton si politikën e atij viti traumatik, ashtu edhe suksesin e Richard Nixon. Zgjedhjet presidenciale të vitit 1968, ishin një garë me 3 kandidatë, raporton abcnews.al

Nikson kandidoi jo vetëm kundër kandidatit demokrat, Hubert Humphrey një liberali me një rekord të gjatë në mbrojtje të të drejtave civile, por edhe kundër racistit të hapur George Wallace guvernatori i Alabamës.

Ky i fundit, do të merrrte 8.6 për qind të votave popullore dhe do të fitonte në 5 shtete:Alabama, Arkansas, Xhorxhia, Luiziana dhe Misisipi.

Përballja e këtyre 2 rivalëve, bëri që Nixon të garonte si kandidat i ‘rrugës së mesme’, i përkushtuar si për të drejtat civile, ashtu edhe ndaj rendit publik.

Në fushatën e vitit 1968, me sloganin “ligj dhe rend”, Nixon foli për një agoni kombëtare, dhe jo vetëm për trazira urbane. Në reklamën e tij të famshme të ‘rendit dhe ligjit” të tij në televizion, nuk u shfaq asnjë fytyrë e vetme afro-amerikane. Fytyrat në spote ishin ato të studentëve protestues, dhe fotot i përkisnin shtypjes brutale të një proteste studentore nga policia e kreut të Bashkisë së Çikagos Richard J.Daley, raporton abcnews.al

Reklama e portretizoi policinë thuajse, po aq të ashpër sa edhe protestuesit. Ajo tregonte imazhin e një të riu me flokë të shkurtra që ndihmonte një mikun e tij të larë në gjak; të një personi të veshur mirë që po tërhiqej zvarrë nga policia; dhe të policëve me skafandra para stacionit policor.

Reklamat ishte mjaftueshëm tërheqëse për studentët, dhe për katolikët e bardhë që identifikoheshin zakonisht me Daley, dhe shumë e ashpër me policinë e Çikagos, për të siguruar mbështetjen e protestantëve të periferive, fëmijët e të cilëve mund të ishin dhunuar nga policët brutalë të Daley, raporton abcnews.al

Trazirat racore, ishin më së shumti një lloj reklame, që supozohej të adresonte tërësisht çështje të tjera. Duke e riemëruar kandidat zyrtar në vitin 1968, pas fushatës së vitit 1960, Partia Republikane dukej se po distanciohej nga rryma radikale e të djathtës nën Barry Goldwater  në vitin 1964.

Nixon kishte shërbyer për 8 vjet si zv/president i një presidenti me një mendësi më konsensuale, Dwight Eisenhower.

Mesazhi i Nixon për një rikthim tek qetësia dhe paqja, bëri jehonë, raporton abcnews.al

Nixon tha:”Për ata që thonë se ligji dhe rendi është një fjalë e koduar për racizmin, unë kam një përgjigje: Synimi ynë është drejtësia për çdo qytetar amerikan. Nëse duam që të kemi respekt për ligjin në Amerikë, atëherë duhet të kemi ligje që meritojnë të respektohen. Ashtu siç nuk mund të kemi përparim pa rend, nuk mund të kemi as rend pa përparim, dhe kështu siç jemi angazhuar për rendin sonte, le të angazhohemi edhe për përparimin”.

Sot ne njohim Nixon e kasetave të fshehta:atë të vrazhdin, imoralin, dhe shpeshherë të urryerin. Sidoqoftë, publiku i Nixonit në vitin 1968 u soll me dinjitet, dhe ishte i qartë për atë që amerikanët prisnin atëherë nga një president.

Trumpi i vitit 2020, i zë vendin jo Niksonit, por Daley dhe George Wallace: Trump është forca e kaosit që po i frikëson votuesit amerikanë, dhe po i nxit ata të kërkojnë një kandidat që t’i nxjerrë nga kjo situatë, dhe jo thjesht kandidatin që mund të rivendosë një rend të drejtë dhe të ndershëm publik.

Trump ripostoi të djelën një postim në Twitter të një personzhi të njohur të së djathtës në media:”Kjo situatë nuk do të marrë fund, deri kur çunat e mirë të mos jenë  të gatshëm të përdorin një force dërrmuese kundër çunave të këqij”.

Por ironia është se në të njëjtën kohë që Trumpi kërcënoi me hakmarrje, ai i fiku dritat e Shtëpisë së Bardhë, dhe u strehua i frikësuar në bunkerin e nëndheshëm. Ai po shfaq dukshëm dobësi në menaxhimin e kësaj situate, pikërisht e kundërta e formulës që përdori Nixon në vitin 1968., raporton abcnews.al

Trump nuk do ta përsërisë suksesin e Nixon në 1968-ës, sepse ai nuk e kupton atë sukses. Nixon premtoi paqe brenda dhe jashtë vendit. Trump po ofron vetëm konflikt, dhe nuk ofron rrugëdalje nga konflikti, pasi ndryshe nga Nixon në vitin 1968, Trump është vetë shkaku i kaq shumë konflikteve.

Nëse Trump kërkon paralele historike për fushatën e tij të rizgjedhjes, është një shumë më e përshtatshme për të. Ka pasur dikur një fushatë, në të cilën partia e presidentit menaxhoi një pandemi vdekjeprurëse, në të njëjtën kohë me një një depresion të madh ekonomik, dhe me një valë dhune të përgjakshme raciale urbane, raportona abcnews.al

Ishte viti 1920. Si pasojë e këtyre telasheve, partia në pushtet pësoi humbjen më të rëndë në historinë presidenciale të SHBA-së, një humbje me një diferencë prej 26 për qind në votën popullore. Sfidanti triumfues, Warren Harding, nuk ishte ndonjë superhero karizmatik.

Dhe aq që kishte nevojë të ishte. Në vitin 2020, ashtu si në vitin 1920, partia e presidentit Trump po garon me parullën “Le të rregullojmë rrëmujën që shkaktuam!”. Atëherë nuk funksionoi. Dhe nuk ka gjasa të funksionojë as sot.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.