Standard.al

Shpërthimi i protestave, Demalia flet nga SHBA: Nuk ka organizatorë të veçantë, nuk ka ndarje në bazë racore apo feje

0

ShBA po perballet me protesta te shumta të shkaktuara nga vdekja e afroamerikanit George Floyd nga një polic gjatë arrestimit të tij.

Analisti, Ilir Demalia në ShBA ka ndjekur më nga afër të gjithë situatën e krijuar atje ndja ne nje interviste  për Ora News ai shprehet se të gjitha protestat nuk kanë pasur një organizim të veçantë, por janë spontane.

Demalia: Deri më tani nuk ka dalë ndonjë organizim që të dalë ndonjë lider, prandaj dhe këto protesta janë të rrezikshme. Kjo sepse hyjnë çfarëdolloj segmenti. Në dy herët e fundit që kam qenë unë ishte një person që merrte fjalën, jep udhëzime se si do të veprojnë. Tani ajo që flitet për Liberalë apo ndarje të tjera, aty ishin të gjithë lojet e racave, besimeve dhe ideologjive. Këtu nuk ka të bëjë fare me të majtë apo të djathtë, ta heqin nga mendja të gjithë ata që e konceptojnë Amerikën si ajo e majta. Kjo ka të bëjë me të qënurit social, njeri që mendon për një shkollim apo një shëndetësi më të mirë. Kjo nuk të bën as komunist, as fashist, por kjo të bën human. Shqiptarëve ju mungon pikërisht kjo gjë. Duhet të jenë më njerëzor. Nuk mund të kesh urrejtje për raca. Të them të drejtën ne jemi pak racistë. Njeriu duhet të ketë dhimbje për çdo gjë. Kjo e bën human njeriun. As arroganca, as ashpërsia dhe gjuha e forcës. Këtë rezultat na e ka dëshmuar historia.

Presidenti Trump ka shokuar me disa prej deklaratave të tij për mënyrën se si duhet menaxhuar situata. Ai u ka bërë thirrje guvernatorëve që të tregohen më të ashpër dhe të përdorin ushtrinë nëse është e nevojshme.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje konkrete nga autoritetet për kërkesat e protestuesve. Por kemi parë që shumë efektivë policie janë ulur në gjunjë protestuesve dhe kjo duket se ka zbehur pak situatën.

Demalia: Nuk ka patur ndonjë përgjigje konkrete. Jo vetëm policia që iu ul në gjunjë protestuesve, por edhe ushtria. Nuk është problemi që nuk i heq dot me forcë. Problemi është që të mos agravohet situata. Këtu ka qenë një moment shumë i bukur dhe e kanë ulur tensionin. Shumë sherifa kanë dalë dhe kanë biseduar me protestuesit. Të gjitha këto modele krijojnë ç’tensionimin e situatës pasi dihet që dëmi është bërë shumë i madh. Shkaktari i këtij dëmit ishte pikërisht një polic psikopat dhe arrin të bëhet një krim. Nuk fiksohet që shkaktari ishte ky por fiksohet policia. Kjo situatë ishte thjeshtë një urrejtje kundër një qenie humane. 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.