Standard.al

“Rjetet tanimë janë konsoliduar”, Anila Hoxha: Shqipëria është kthyer në korridor të trafikut të arabëve

0

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, tha se vendi ynë është kthyer tanimë në korridor të trafikuar të arabëve.

Anila Hoxha: Vitet e fundit Shqipëria u kthye në një kanal shumë të mirë, kalimi për të gjitha ata qytetarë që vinin nga vendet e luftës dhe u konsoliduan këto rrjete, pati një konsolidim të tillë ku Shqipëria përdorej si korridor, i këtyre emigrantëve që vinin nga vendet e luftës dhe ishte porta dalëse në kufi me Kosovën dhe me Malin e Zi.

Natyrisht, ku ishte shkaku që pse në Shqipëri mbërriti misioni Frontex, për të kontrolluar kufirin e gjelbër. Investigimi i fundit i “Top Story” ishte një investigim shumë i thelluar, tregoi se në fakt policia kufitare, disa elementë ka dyshime se u tjetërsuan, sepse ne kemi parë policë të kufirit të implikuar në trafikun e drogës, në Portin e Durrësit, ose në Kapshticë janë arrestuar ose falë përgjimeve ose dyshimeve, ndërsa në fushën e trafikut të njerëzve kjo ishte një risi. 

Ne e  kemi parë të prekshme gjatë pandemisë, qytetarë në Tiranë kanë parë rrugëve të pastrehë, me grupe dhe hapur, dhe aty kuptohej se diçka po ndodhte, jo vetëm për shkak të COVID-it por rrjetet tanimë janë konsoliduar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.