Qeveria e re e Kosovës, Vjosa Osmani del kundër: Varet nga listat serbe, s’përfaqëson vullnetin e qytetarëve

0
113

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është shprehur kundër qeverise se re se formuar ne Kosove.

Teksa refuzoi që të drejtonte seancën në të cilën u votua qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, Osmani tha se kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin qytetar.

“Në radhë të parë një qeveri, e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe, do të thotë nga Beogradi, dhe së cilës votën e 61 ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, deklaroi Osmani. Osmani ndër të tjera nuk sqaroi nëse do të mbante sërish postin e kryeparlamentares.

Qeveria Hoti u votua ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për 24 kundër dhe një abstenim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here