Policia sekuestron 38 kg heroinë në Portin e Durrësit, arrestohet organizatori

0
101

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 55-vjeçarin me iniciale P.Ç,, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkōtike.

Ndalimi i tij është bërë i mundur në kuadër të operacionit të zhvilluar dy javë më parë, ku janë sekuestruar 68 pako me lëndë narkōtike herōinë dhe është arrestuar drejtuesi i kamionit.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni “Parkingu”.

Operacioni për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të drōgave të forta, në kuadër të të cilit, dy javë më parë, në Port Durrës, nga Policia Kufitare u sekuestruan 68 pako me lëndë narkōtike herōinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit në të cilin u konstatua lënda narkōtike.

Sektori për Narkōtikët në DVP Durrës ka zbardhur skemën e organizmit të tentativës për trāfikim të sasisë së lëndës narkōtike të sekuestruar.

Vihet në pranga organizatori, njëherazi edhe poseduesi i 38 kg herōinë.

Më datë 17.05.2020, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkōtikëve në DVP Durrës dhe autoritet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që drejtonte shtetasi Dh. Z. dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura, brenda të cilave ishin fshehur 68 pako me lëndë narkōtike të dyshuar herōinë, si dhe vunë në pranga drejtuesin e kamionit, shtetasin Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave organizatorë të kësaj tentative për trafikim të drōgave të forta drejt Italisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas një pune operativo-gjurmuese dhe hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, bënë të mundur sigurimin e provave dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, paraditen e sotme, Prokuroria nxori urdhrin e ndalimit për shtetasin P. Ç, 55 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkōtikëve, në zbatim të urdhrit të ndalimit, e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin P. Ç. në afërsi të banesës së tij, në rrugën “Kumini”, në lagjen nr. 4 Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kg herōinë të kapur në datën 17.05.2020, në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kríminal.

Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trāfikimi i narkōtikëve”, kryer në bashkëpunim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here