Standard.al

Pak para martesës, vajza e Agim Bajkos i jep fund lidhjes me moderatorin e njohur

0

Blerina Bajko, vajza e Agmin Bajko dhe partneri i saj, moderatori Ardit Roshi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Revista “Story” bën me dije nga burime të sigurta se Arditi dhe vajza e Agim Bajkos e kanë prishur fejesën e tyre. Ndërsa arsyet se pse çifti i dha fund marrëdhënies së tyre në prag martese, nuk bëhen ende të ditura.

Ndërkohë, çifti nuk e ndjekinm më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe për më tepër kanë hequr edhe fotot që kishin bashkë.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Blerina e ftuar në studion e emisionit “Një këngë për ty”, që moderohej nga Roshi, u suprizua nga partneri. Ky i fundit iu ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë vajzës së aktorit, por tashmë duket se gjithçka ka marrë fund.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.