ODIHR reagon për Reformën Zgjedhore: Për të ardhur keq që afati i 31 majit s’u përmbush

0
98

Keshilli Politik kishte përcaktuar 31 majin si datën kur do të përfundonte reforma zgjedhore, dhe kjo me sa duket nuk ka shqetësuar vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët, të cilët janë investuar në këtë çështje.

Ambasadorja amerikane Yuri kim prej dy ditësh është mbyllur në takime të stërzgjatura me përfaqësuesit e politikës në Këshillin e Reformës Zgjedhore, ndërsa ende nuk ka ‘tym të bardhë’.

Por nuk është vetëm diplomatja amerikane ajo që është ulur në tryezë me palët, pasi edhe ambasadorët e BE, OSBE dhe Britanisë së Madhe kanë vendosur të ulen marrin pjesë në takimet me Këshillin Politik dhe t’i bindin ata, me çdo kusht, që të gjejnë një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore, ku guri i themelit janë rekomandimet e ODIHR.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është shprehur dje qartë se qëllimi i tyre është që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e ODIHR dhe të jetë anëtarë ne BE. “Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej masave të kërkuara nga ODHIR ne do të jemi dakord. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë këto kërkesa.” – shpreh Yuri Kim të martën.

Real Story i është drejtuar zyrës së ODIHR në Varshavë duke i kërkuar një koment mbi gjithë zhvillimet e fundit. Në përgjigjën e mbërritur nga Zëdhënësja e ODIHR nënvizohet se pavarësisht dështimit të arritjes së një marrëveshje deri më 31 maj, ODIHR mbetet e gatshme për të dhënë mbështetjen e saj.

“ODIHR vlerësoi angazhimin e Këshillit Politik për të adresuar rekomandimet tona. Ishte për të ardhur keq që afati i 31 majit nuk u përmbush, por ne megjithatë jemi të gatshëm të vazhdojmë mbështetjen tonë. Është shumë e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe rekomandimet e ODIHR-it të jenë pjesë përbërëse e këtij dialogu.”, thuhet në përgjigjen e ODIHR.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here