Nisin spekulimet në lidhje me Champions League! Ja kur do të vendoset formula dhe axhenda finale

0
122

Më 17 qershor, në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s, do të përcaktohet formula dhe axhenda finale e këtij edicioni të Champions League. Në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të gjithë federatat do të shpalosin kalendarin e tyre final për mbylljen e sezonit, çka do ia bëjë më të lehtë punën UEFA-s për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare se ku dhe si do të zhvillohet pjesa e mbetur e Champions League.

Në fillim Gjermania ishte opsioni i parë, ndërsa sipas “Mundo Deportivo”, Lisbona mund të jetë qyteti që do të mirëpres ndeshjet e fundit në Champions, me një format të ngjashëm me atë të Botërorit për Klube, mbetet për tu vendosur nëse ky tur në Portugali do të filloj që nga faza çerekfinale apo nga gjysmëfinalet. Gjithashtu sipas të përditshmes spanjolle, klubet do të kërkojnë që finalja të luhet më 22 gusht e jo më 29 siç është parashikuar në fillim, në mënyrë që të mos ndikoj në sezonin pasues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here